Ja pse VV dikur e quante Zajednicë Asociacionin

  • A.P /
  • 07 December 2023 - 21:40
Ja pse VV dikur e quante Zajednicë Asociacionin

Deputeti i VV-së Armend Muja ka shpjeguar  pse dikur Asociacioni quhej Zajednicë nga VV-ja, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

“Zajednicë, kur Vetëvendosje i thotë Zajednicë, e ka kuptimin që ajo Zajednicë e ka një nivel të tretë të qeverisjes dhe ka kompetenca ekzekutive. Sepse fakti që Kushtetuta e Kosovës mbështetet në masë të madhe tek plani i Ahtisarit, veçse Kushtetuta e Kosovës është pranu që the super Komuna e Mitrovicës Veriore, ku ka kompetenca të gjera në arsim, primar, sekondar e terciar. Dhe kompetenca të gjera në shëndetësi, kështu që nuk është gjë e re për komunën e Mitrovicës me pas kështu”, tha ai në Pressing, duke diskutuar për Asociacionin.

“Ajo çfarë është e re dhe ka qenë devijim nga plani i Ahtisarit ka qenë marrëveshja e vitit 2013. Po ma e keqe nga të gjitha është marrëveshja mbi parimet e vitit 2015”.