E mashtron 63-vjeçaren në rrjete sociale dhe ia merr dy mijë euro, arrestohet një person

  • E.K /
  • 08 December 2023 - 14:46
E mashtron 63-vjeçaren në rrjete sociale dhe ia merr dy mijë euro, arrestohet një person

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar një 55-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim pasi i mori një shumë parash, një 63-vjeçareje, duke e mashtruar përmes komunikimeve në rrjetet sociale, përcjell “Kosova Sot Online”.

Shtetasi me inicialet F.K, më datë 13 shtator ka përfituar dy mijë euro nga gruaja në fjalë duke e mashtruar në rrjete sociale.

“Si rezultat i kontrolleve të mbështetura te informacionet e siguruara nga inteligjenca policore dhe të kryera në vijim të operacionit policor kombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 Tiranë në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në DVP Gjirokastër kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim: F. K., 55 vjeç, banues në Tiranë. Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi”, kryer në bashkëpunim, pasi dyshohet se ky shtetas, më datë 13.09.2023, ka përfituar 2000 euro nga një shtetase 63 vjeçe, duke e mashtruar në komunikimet në rrjetet sociale”, thuhet në njoftimin e policisë.

(Kosova Sot Online)