
Donika Gërvalla emëron Vigan Berishen konsull në konsullatën e Kosovës në Cyrih

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla përmes një postimi në llogarinë e saj sociale, ka bërë të ditur se e ka emëruar diplomatin Vigan Berisha, në pozitën e Konsullit njëherit Shefit të konsullatës së Republikës së Kosovës në Cyrih, Konfederata e Zvicrës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
"Muajin dhjetor e filluam me një vizitë në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Cyrih. Duke i uruar punë të mbarë Konsullit të ri, z. Vigan Berisha dhe ekipit të tij", ka shkruar ndër të tjera Gërvalla.
Postimi i plotë:
Muajin dhjetor e filluam me një vizitë në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Cyrih.
Duke i uruar punë të mbarë Konsullit të ri, z. Vigan Berisha dhe ekipit të tij, u zotuam së bashku për një rritje të ndjeshme të cilësisë së shërbimeve në këtë konsullatë ndaj qytetarëve të Republikës së Kosovës, një bashkëpunim më të fortë dhe më të sinqertë me komunitetin tonë në Cyrih dhe përreth si dhe komunikim më efikas me institucionet zvicerane në shumë fusha të ndryshme.
(Kosova Sot Online)