Gashi: Vetëm në trurin e Naimit mund ta gjejmë arsyen e vrasjes së Liridonës

  • E.K /
  • 09 December 2023 - 14:00
Gashi: Vetëm në trurin e Naimit mund ta gjejmë arsyen e vrasjes së Liridonës

Avokati, Tomë Gashi tha se dyshon se e vërteta për vrasjen e Liridona Ademajt, nuk do të dalë kurrë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Gashi tha se vetëm në trurin e Naimit mund të gjindet aryseja e vrasjes së Liridonës.

Tutje, Gashi tha se është e pakuptueshme edhe arsyeja se pse ekzekutori ka marrë përsipër një krim të tillë.

“Unë mund të them se vetëm në trurin e Naimit mund ta gjejmë arsyen e vrasjes së Liridonës. Niami është ai djalli që ka organizuar vrasjen e bashkëshortes së tij, por ekzekutori është person tjetër.

Nëse shikojmë në aspektin njerëzor dhe ligjor, si është e mundur që dikush të pranojë me kaq lehtësi, pa marrë parasysh çfarë shume lekësh i ofrohet që të kryej një krim kaq të shëmtuar, posaçërisht kur vrasësi i pretenduar duket se i ka njohur të gjithë.

Ai i ka njohur Liridonën, Naimin dhe fmailjet e tyre. Ata janë të dy fshatrave që janë fare afër Gjakovës. Është çmenduri që ka njerëz që për lekë nuk lënë gjë pa bërë”,-tha Tomë Gashi.

(Kosova Sot Online)