Personi i katërt i arrestuar për rastin e Liridonës, dyshohet se ua shiti armën autorëve të vrasjes

  • E.K /
  • 09 December 2023 - 20:23
Personi i katërt i arrestuar për rastin e Liridonës, dyshohet se ua shiti armën autorëve të vrasjes

Në Gjakovë sot është arrestuar edhe personi i katër i dyshuar për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, transmeton "Kosova Sot Online".

Sipas burimeve  i arrestuari është  Tomë Dodaj nga Gjakova.

Ai dyshohet se u ka shitur armën e cila është përdorur në vrasje dorasit Granit Plava dhe Naim Murselit.

Naim Murseli, dyshohet se porositi vrasjen e gruas së tij Liridonës, duke i premtuar 30 mijë euro Granit Plavës që ta kryente vrasjen. Ndërsa, Kushtrim Kokalla dyshohet për marrëveshje për të kryer veprën penale vrasja e rëndë.

(Kosova Sot Online)