Von Cramon del me reagim të papritur

  • A.P /
  • 10 December 2023 - 08:56
Von Cramon del me reagim të papritur

Marrëveshjen mes KEDS-it dhe Elektroseverit, e ka pershëndetur raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Sipas saj ky hap është në drejtimin e duhur drejt zbatimit të plotë të të gjitha marrëveshjeve të mbetura pezull.

“Lajm i mirë për të parë nënshkrimin e kontratës për energjinë ndërmjet KEDS dhe Elektrosever. Ky është një hap në drejtimin e duhur drejt zbatimit të plotë të të gjitha marrëveshjeve të mbetura pezull, në mënyrë që më në fund të kemi normalizim të plotë mes Kosovës dhe Serbisë! Integrimi në BE është qëllimi ynë i përbashkët”, ka shkruar Von Cramon.

(Kosova Sot Online)