Maqedonci për vizitë zyrtare në ShBA, pritet të takohet me Ndihmës-sekretarin O’Brein

  • E.k /
  • 12 December 2023 - 12:46
Maqedonci për vizitë zyrtare në ShBA, pritet të takohet me Ndihmës-sekretarin O’Brein

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, sot ka udhëtuar për vizitë zyrtare në ShBA, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kështu është bërë e ditur në një njoftim për media nga Ministria e Mbrojtjes.

“Gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të ketë takime në Departamentin e Mbrojtjes dhe Departamentin e Shtetit.

Ministri do të takoj Ndihmës Sekretarin e Departamentit të Shtetit, James O’ Brein, Ndihmës Sekretarin e US Army për Teknologji, Logjistikë dhe Blerje Ushtarake, Douglas R. Bush, Zëvendës Sekretaren e Mbrojtjes, Sasha Baker, Ndihmës Sekretaren e Mbrojtjes për Çështje të Sigurisë Ndërkombëtare, Celeste A. Ëallander, si dhe Senatoren Joni Ernst”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)