Hill ua bën të qartë serbëve: Fati juaj varet nga vet ju

  • E.K /
  • 13 December 2023 - 12:44
Hill ua bën të qartë serbëve: Fati juaj varet nga vet ju

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill tha sot në takimin “Bota në 2024” në Beograd se serbët duhet të kuptojnë se fati i tyre është në duart e tyre, jo në Uashington, Bruksel dhe Pekin, transmeton “Kosova Sot Online”.

Viti i ardhshëm gjithashtu, theksoi ai, do të jetë “shumë, shumë” i rëndësishëm për të gjithë ata që duan të shohin zgjerimin e mëtejshëm të Bashkimit Evropian dhe Serbisë në një vend tjetër, duke shtuar se vërehet vullneti i mirë në Bruksel.

“Për Serbinë, viti 2024 është një vit i rëndësishëm. Të gjithë serbët duhet të kuptojnë se fati i tyre nuk është në Uashington, Bruksel, madje as në Pekin, fati i serbëve është te serbët”, tha Hill.

(Kosova Sot Online)