"Turpi qoftë mbi ju", deputetët kundër pensionimit të parakohshëm të Policisë, Musliu: Jeni duke e shkatërruar shtetin

  • E.K /
  • 14 December 2023 - 15:07

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, i ka thënë “Turpi qoftë mbi ju”, deputetëve që votuan kundër amendamentit për pensionim të parakohshëm të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës dhe atyre të Inspektoratit Policor të Kosovës, transmeton “Kosova Sot Online”.

Tutje, Musliu tha se janë duke e shkatërruar shtetin dhe se kjo gjë sipas saj është e pafalshme.

Amendamentin e 26 në Projektbuxhetin e vitit 2024 të cilin e propozoi deputetja Ganimete Musliu e votuan 17 deputetë ndërsa shumica e kundërshtuan.

“Më vjen turp që jam pjesë e këtij Parlamenti, është turp që sot kur i keni detyru pjesëtarët e Policisë së Kosovës të dalin në protesta publike të kundërshtoni një amendament bazik, vendimtar, të kundërshtohet për inate personale politike, turpi qoftë mbi ju, jeni duke e shkatërruar shtetin andaj kjo është e pafalshme’, u shpreh ndër të tjera Musliu.

(Kosova Sot Online)