Tahiri jep disa arsye pse PDK po e bojkoton fjalimin vjetor të Osmanit: I ka mbyllur sytë përballë skandaleve dhe aferave korruptive të kësaj qeverie

  • E.K /
  • 15 December 2023 - 11:19
Tahiri jep disa arsye pse PDK po e bojkoton fjalimin vjetor të Osmanit: I ka mbyllur sytë përballë skandaleve dhe aferave korruptive të kësaj qeverie

Deputeti, Abelard Tahiri, ka njoftuar se Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës edhe këtë vit nuk do të marrë pjesë në seancën e thirrur për adresimin vjetor të presidents së Kosovës, Vjosa Osmani, përcjell “Kosova Sot Online”.

Bojkotimi sipas tij vjen pasi presidentja fatkeqësisht ka vazhduar të sillet në shpërputhje të plotë me rolin e saj kushtetues për të përfaqësuar unitetin e popullit.

Thotë se Osmani si presidente ka heshtur edhe atëherë kur do të duhej ta ngriste zërin fuqishëm përballë sfidave që ka kaluar vendi jonë gjatë këtij viti, si në planin e brendshëm ashtu edhe në planin e jashtem.

“Prandaj, nuk e meriton respektin e Grupit Parlamentar të PDK-së, për aq sa ka vepruar në shpërputhje të plotë me rolin dhe pozitën kushtetuese si president”, ka shkruar Tahiri.

(Kosova Sot Online)