Musliu pasi Osmani nuk e përmendi emrin e Thaçit: Kjo tregon injorancën dhe urrejtjen patetike të një gruaje të llastuar si Vjosa

  • E.K /
  • 15 December 2023 - 13:12
Musliu pasi Osmani nuk e përmendi emrin e Thaçit: Kjo tregon injorancën dhe urrejtjen patetike të një gruaje të llastuar si Vjosa

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka kritikuar presidenten e Kosovës,Vjosa Osmani se nuk e ka përmendur emrin e Hashim Thaçit, përcjell “Kosova Sot Online”.

Musliu tha se Osmani me këtë ka treguar injorancë dhe urrejtje patetike.

“Vjosa Osmani edhe sot e deshmoj qe nuk mund të jetë më shumë se një Vjosë. Kur flitet për historinë e Kosovës e nuk përmendet emri i Presidentit qe shpalli Pavarsinë e Kosovës, Presidentit Hashim Thaçi, kjo tregon injorancën dhe urrejtjen patetike të një gruaje të llastuar si Vjosa. Prandaj unë sot nuk bojkotova adresimin e Presidentit te shtetit tim, bojkotova fjalimin e nje gruaje qe nuk mund të sherohet nga urrejtja patetike ndaj një epoke te lavdishme të historisë”, ka shkruar ajo.

(Kosova Sot Online)