Sindikata e Policisë tregon a ka më protesta këtë vit

  • A.P /
  • 15 December 2023 - 16:32
Sindikata e Policisë tregon a ka më protesta këtë vit

Lidhur me protestën e mbajtur më 9 dhjetor bashkë me Njësinë më Elitare të Policisë, para objektit të Qeverisë së Kosovës, Këshilli Drejtues i Sindikatës së Policisë së Kosovës është mbledhur sot, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në njoftimin e sindikatës është lënë të kuptohet se nuk do të ketë ndonjë protest tjetër të Policisë, shkaku që është fundi i vitit dhe për shkak të festave.

“Ndërsa për hapat tjerë, Këshilli Drejtues vendosi që në muajin Janar të vitit të ardhshëm të mbahet një takim i KD-së dhe të shikohet se në këtë periudhë kohore, nga protestat e deri në mbledhjen e ardhshme a do të realizohet ndonjë takim në drejtim të dialogut social. Arsyeja e kësaj periudhe kohore është për të dhënë hapësirë për dialog dhe pasi që është fundi i vitit si dhe për shkak të festave që pasojnë nuk mund të realizohet ndonjë aktivitet sindikal”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)