 
															Aksident në magjistralen Pejë-Prishtinë: Raportohet për një të vdekur dhe dy të lënduar
 
															Pas një aksidenti në magjistralen Pejë-Prishtinë ka vdekur një person dhe dy të tjerë janë lënduar, ka njoftuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Vdekja e personit të përfshirë në aksident është konstatuar nga mjeku kujdestar, derisa dy të tjetër po e vazhdojnë tretmanin mjekësor.
Aksidenti ka ndodhur në fshatin Zajm të Klinës.
(Kosova Sot Online)
 
																													 
																													 
																													 
																													 
																													 
																													