Pendohet Përparim Ramës, anulohet vizita e planifikuar tek bujqit e Prishtinës

  • S.A /
  • 16 December 2023 - 12:15
Pendohet Përparim Ramës, anulohet vizita e planifikuar tek bujqit e Prishtinës

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se është anuluar vizita e planifikuar për sot, e kryetarit Përparim Rama tek bujqit e Prishtinës. Në njoftimin e komunës nuk tregohet arsyeja e anulimit të vizitës, por vetëm thuhet se shtyhet për një datë tjetër, transmeton "kosova Sot Online ".

“Anulohet vizita e Kryetarit të Kryeqytetit, Përparim Rama e cila ishte paraparë të ndodhë sot tek bujqit e Prishtinës.  Vizita shtyhet për një datë tjetër për të cilën do të ju njoftojmë me kohë”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online )