Publikohen pamjet kur vetura humbi kontrollin në autostradën 'Ibrahim Rugova': Ruajuni…

  • A.P /
  • 17 December 2023 - 12:00
Publikohen pamjet kur vetura humbi kontrollin në autostradën 'Ibrahim Rugova': Ruajuni…

Pamjet disa sekondëshe nga autostrada “Ibrahim Rugova”, që dolën mbrëmë kanë përcjellë tmerrin që ka ndodhur aty, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Edhe pse terr, aty verëhen dy vetura me shpejtësi të madhe ku njëra prej tyre shpejt humb kontrollin dhe përplaset në tre të rinjtë që po e shikonin “garën” mes veturave.

Pasi vetura godet ata, dëgjohet edhe një britmë. Paraprakisht, sipas të gjitha gjasave personi që që ka incizuar është dëgjuar duke thënë “ruhi” “ruhi” ose “ruajuni”, por kjo s’ka ndihmuar shumë.

Nga aksidenti kanë mbetur tre të rinj të vdekur dhe tre të lënduar. Policia ka arrestuar shoferin e veturës.

(Kosova Sot Online)