Osmani ju bën thirrje shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc që të dalin masivisht në zgjedhje

  • A.P /
  • 17 December 2023 - 12:31
Osmani ju bën thirrje shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc që të dalin masivisht në zgjedhje

Që të dalin masivisht në zgjedhjet që po mbahen sot në Serbi, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u ka bërë thirrje shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas saj pjesëmarrja sa më massive në zgjedhje është kundërpërgjigjja më e duhur dhe demokratike kundër politikës shoviniste të Beogradit.

“Pjesëmarrja sa më masive e bashkëkombësve tanë në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc në zgjedhjet e sotme parlamentare është kundërpërgjigja më e duhur dhe demokratike kundër politikës shoviniste të Beogradit, e cila, para syve të botës, vazhdon ta realizojë spastrimin etnik kundër shqiptarëve të Luginës nëpërmjet masave administrative. Prandaj, ftoj të gjithë bashkëkombësit tanë në këto treva, që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre themelore për të votuar, edhe pse kjo e drejtë e tyre vazhdon të jetë nën sulm nga regjimi në Beograd.”

(Kosova Sot Online)