Trump: Emigrantët po e 'helmojnë gjakun' e Amerikës

  • A.P /
  • 17 December 2023 - 14:21
Trump: Emigrantët po e 'helmojnë gjakun' e Amerikës

Donald Trump, vetëm disa javë pasi përdori terminologjinë fashiste “parazitë” për të përshkruar pjesë të shoqërisë amerikane që ai nuk i pëlqen, deklaroi përsëri në një tubim në New Hampshire se emigrantët “po e helmojnë gjakun e vendit tonë”, raporton The Guardian, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Pas komenteve të mëparshme në mitingun e fundit që mbajti në New Hampshire – ku kërcënoi se do të “çrrënjoste komunistët, marksistët, fashistët dhe banditë të majtë radikalë që jetojnë si parazitë brenda kufijve të vendit tonë që gënjejnë, vjedhin dhe manipulojnë zgjedhjet” – duket se Trump përshkallëzoi në Durham të shtunën.

“Po e helmojnë gjakun e vendit tonë. Kjo është ajo që ata kanë bërë”, tha Trump para turmës.

“Ata helmojnë institucionet mendore dhe burgjet në të gjithë botën, jo vetëm në Amerikën e Jugut… por në të gjithë botën.

“Ata po vijnë në vendin tonë, nga Afrika, nga Azia, nga e gjithë bota”, tha ai.

Është hera e dytë që Trump përdor frazën gjak të helmuar, e cila është dënuar gjerësisht për jehonë të retorikës supremaciste të bardhë.

Herën e parë që e bëri këtë, në tetor, Joe Biden tha se ish-presidenti, i cili përballet me 91 akuza penale, kishte filluar të përdorte gjuhën e dëgjuar në Gjermaninë naziste.

(Kosova Sot Online)