Ja pse Krasniqi refuzoj ftesën e presidentes për të diskutuar Asociacionin

  • A.P /
  • 18 December 2023 - 20:16
Ja pse Krasniqi refuzoj ftesën e presidentes për të diskutuar Asociacionin

Partia Demokratike e Kosovës ka refuzuar dhe do të refuzojë “takimet konsultative” me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, të paralajmëruara nga kjo e fundit për të ndarë shqetësimet dhe brengat rreth draft-Statutit të Asociacionit të Komunave të banuara me shumicë serbe, të cilin Kosova e pranoi në fund të tetorit, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi e konfirmoi që nuk do të merr pjesë në takimet e kësaj natyre dhe atë në kohën kur kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, zhvilloi takim konsultativ me Vjosa Osmanin në lidhje me temën e njëjtë.

”Takimin për të diskutuar, siç thuhet në ftesë: ‘për zhvillimet aktuale, taim konsultativ’ dhe ku mund të flitet edhe për propozimet që lidhen me dialogun nuk kam shkuar jo për arsye të tjera por për faktin që asgjë nuk del dhe as nuk prodhohet gjë nga një takim i tillë. Është kryeministri i Kosovës ai që e ka prerogativën kushtetuese dhe përgjegjësinë ligjore që ta lëvizë përpara për sa i përket procesit të dialogut duke përfshirë edhe Asociacionin; kjo nënkupton pranimin por edhe refuzimin, apo propozimin alternativ. I takon kryeministrit”, tha Krasniqi.

(Kosova Sot Online)