Ramabaja: Duhet t’i hapim sytë sepse NATO nuk është një ombrellë e garantuar

  • A.P /
  • 18 December 2023 - 21:33
Ramabaja: Duhet t’i hapim sytë sepse NATO nuk është një ombrellë e garantuar

Analisti, Sadri Ramabaja, ka deklaruar se "NATO nuk është ombrellë e garantuar”, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ai ka përmendur shtimin e armatimit të Serbisë si një kërcënim për Kosovën.

“Kemi të bëjmë me një logjikë të luftës me Serbinë, ai armatim aq i madh që është sjellur në Serbi. Është fjala 100% më shumë e armatosur Serbia sot sesa nga koha kur ka dalë nga lufta. Vazhdimisht i kanë thirrur disa mijëra rezervistë. Ata munden t’i hynë një avanture sepse zgjerimin e tyre drejt perëndimin e kanë të garantuar përmes Republikës Srspka, ndërkaq një lloj pushtimi të butë të Malit të Zi, dhe këtu ne duhet t’i hapim sytë sepse NATO nuk është një ombrellë e garantuar, qind për qind sot”, ka thënë Rambaja

(Kosova Sot Online)