Në Qendrën Korrektuese në Dubravë gjendet marihuanë

  • E.K /
  • 19 December 2023 - 10:19
Në Qendrën Korrektuese në Dubravë gjendet marihuanë

Në Qendrën Korrektuese në Dubravë janë gjetur 3 gram substancë narkotike e llojit marihuana, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kjo sasi është gjetur gjatë kontrollit të objektit.

Policia ka njoftuar se rasti është në hetime.

“Q. Korrektuese, Dubravë-Istog 09.12-18.12.2023- NN. Me 18.12.2023 është raportuar se gjatë kontrollit në objektin e burgut është gjetur një sasi substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë rreth 3 gram. Është njoftuar prokurori, rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24- orësh.

(Kosova Sot Online)