Pjestari i Shoqatës së të Shurdhëve punësohet në Termokos

  • E.K /
  • 19 December 2023 - 10:50
Pjestari i Shoqatës së të Shurdhëve punësohet në Termokos

Kryeshefi ekzekutiv i ngrohtores “Termokos”, Fisnik Osmani ka njoftuar se ka punësuar në këtë ndërmarrje, një person i cili është pjesë e Shoqatës së të Shurdhërve në Prishtinë, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Termokos, kujdeset të ofrojë mundësi të barabarta, sepse të tillë jemi para ligjit dhe para Zotit! Avniu, prej sot është kolegu ynë më i ri në ngrohtore! Avniu është 35 vjeçar dhe nga viti 1999 është pjesë e Shoqatës së të Shurdhërve në Prishtinë”, ka shkruar Osmani në një postim në Facebook.

Osmani, ka shkruar se Avniu prej sot do të jetë pjesë e Departamentit të Administratës ku do të kujdeset për mirëmbajtjen e oborrit dhe kopshtit

“Avniu, si pjesë e ekipit tonë në Departamentin e Administratës do të kujdeset për mirëmbajtjen e oborrit dhe kopshtit tonë! Së bashku me Mentor Maliqi e mirëpritëm në ambientet tona, duke i uruar punë të mbarë dhe shëndet! Le të japim shembull! Le të fillojmë nga vetja”, ka shkruar ai.

(Kosova Sot Online)