Ndalohen pije energjike me afat të skaduar, destinacion kishin tregun e Kosovës

  • E.K /
  • 19 December 2023 - 14:04
Ndalohen pije energjike me afat të skaduar, destinacion kishin tregun e Kosovës

Agjencitë shtetërore për ruajtjen e kufirit që funksionojnë në kuadër të Menaxhimit të Integruar të Kufirit MIK- AUV, Doganat dhe Policia, mbrëmë në pikën kufitare Vërmicë kanë ndaluar një sasi prej në sasi 1,836 njësi/paketime pije energjike/power drink, përcjell “Kosova Sot Online”.

kontrollit të detajuar të ngarkesës inspektori kufitar ka gjetur brenda ngarkesës produkte me afat të skaduar. Për të njëjtat menjëherë ka nxjerrë vendim refuzimi duke pamundësuar hyrjen e tyre në treg të Republikës së Kosovës. Produktet tilla do asgjësohen nën mbikëqyrje të autoriteteve kompetente.

“Me rritjen e fluksit të importit të produkteve ushqimore në prag të festave të funde vitit, AUV ka shtuar masat e kontrollit në import në te gjitha fazat e kontrollit inspektues. Po ashtu është rritur edhe frekuenca e mostrimit me qëllim testim/ekzaminimi laboratorik në parametra të sigurisë ushqimore. Përveç produkteve të klasifikuar si te pasigurta për konsum, për te cilët është nxjerrë vendim refuzim, ne te njëjtën maune janë hasur edhe sasi tjera produktesh ushqimore te klasifikuara si te dyshimta për konsumim”, thuhet në njoftimin e AUV.

(Kosova Sot Online)