U dëmtua teksa punonte me frezë, vdes 60-vjeçari në Rrogozhinë

  • E.K /
  • 19 December 2023 - 14:27
U dëmtua teksa punonte me frezë, vdes 60-vjeçari në Rrogozhinë

Një 60 vjeçar ka vdekur aksidentalisht derisa ishte duke punuar me frezë, përcjell “ Kosova Sot Online”.

Policia ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur sot në Rrogozhinë.

“Në banesën e tij, në Rrogozhinë, dyshohet se është dëmtuar aksidentalisht me mjetin e punës (frezë), shtetasi B. T., 60 vjeç. Nga dëmtimet, 60-vjeçari ka humbur jetën”, thuhet në njoftimin zyrtar të bluve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(Kosova Sot Online)