Deputeti opozitar paralajmëron: Vetëvendosje po frikësohet nga 'kushtetutshmëria dhe ligjshmëria'

  • A.P /
  • 19 December 2023 - 18:22
Deputeti opozitar paralajmëron: Vetëvendosje po frikësohet nga 'kushtetutshmëria dhe ligjshmëria'

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka reaguar ndaj Vetëvendosjes për deklaratën e tyre rreth opozitës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Vetëvendosje përmes një postimi  ka thënë se opozita pa aletrnativë po e shfrytëzon Gjykatën Kushtetuese.

Reagimi i VV-së erdhi pasi PDK ka paralajmëruar se do ta dërgojë në Kushtetuese  Ligjin për Fondin Sovran,

Tahiri lidhur me këtë ka shkruar se partia në pushtet, Vetëvendosje po frikësohet nga “kushtetutshmëria dhe ligjshmëria prandaj janë në panik”.


(Kosova Sot Online)