Kurti e fton kryeministren e këtij shteti për vizitë zyrtare në Kosovë

  • A.P /
  • 19 December 2023 - 20:12
Kurti e fton kryeministren e këtij shteti për vizitë zyrtare në Kosovë

Përpos Konjufcës, edhe Kurti ka pritur në takim ambasadoren jo-rezidente të Letonisë në Kosovë, Elita Kuzma, të cilën e uroi për ditën e pavaësisë së Letonisë që u festua muajin e kaluar dhe për formimin e qeverisë së re.

Në njoftimin e ZKM’së thuhet se Kurti është shprehur mirënjohes për mbështetjen dhe nënshkrimin e deklaratës së përbashkët për Kosovën nga Kryetarët e Komisioneve për Punë të Jashtme të shteteve të ndryshme, përfshirë kryetarin Rihard Kols nga Letonia, ku përmendet nevoja për qasje të barabartë e proporcionale mes palëve në procesin e dialogut, fokusin në stabilitetin e sigurinë e rajonit, si dhe kërkesën për heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës.

Më pas, në takim është diskutuar edhe për zhvillimet e fundit, përfshirë sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë.

“Më tej, u diskutua rreth zhvillimeve të fundit, me theks të veçantë në qasjen destruktive të Serbisë në dialog si dhe sulmin terrorist e aktin e agresionit në Banjskë. U përmend dhe agresioni i Rusisë ndaj Ukrainës dhe implikimet për vendet baltike dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor, e ku kryeministri theksoi se Republika e Kosovës që nga fillimi e ka dënuar fuqishëm agresionin rus".

(Kosova Sot Online)