Vëllai i të dyshuarit nga aksidenti ku vdiqën 3 persona del me një version për ngjarjen

  • A.P /
  • 19 December 2023 - 21:50
Vëllai i të dyshuarit nga aksidenti ku vdiqën 3 persona del me një version për ngjarjen

Të shtunën në autostradën “Ibrahim Rugova”, më saktësisht në Prizren, u zhvilluar një garë ilegale, gjatë së cilës njëra nga veturat ka goditur për vdekje tre këmëbësorë që ishin duke e shikuar garën, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Për këtë rast janë arrestuar dy shoferët që po bënin gara, Arlind Syla dhe Irfan Hoti, ndaj të cilëve tashmë është caktuar masa e paraburgimit.

Lidhur me ngjarjen ka reaguar Qamil Hoti, vëllai i Irfanit, i cili i ka publikuar disa pamje të reja të momentit të aksidentit.

Ai në një grup të Facebook-ut, fillimisht i ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave.

Qamil Hoti ka thënë se garën nuk e ka organizuar vëllai i tj.

Ai ka thënë se njëri nga të ndjerit, Nue Bibaj, kishte kërkuar që veturën e tij ta vozisë Irfan Hoti, që ndodhet në paraburgim.

“Nue Bibaj kishte kerkuar qe veturen e tij ta vozit vellau im Irfani, fillimisht Irfani nuk pranon por me insistimin e te ndjerit Nue Bibaj, Irfani pranon qe ta ngiste makinen e tij.”

Ai ka thënë se nuk është e vërtetë që Irfani i është afruar veturës dhe e ka penguar qarkullimin. Sipas tij, aksidenti ka ndodhur pasi vetura Golf 5 ka frenuar dhe për shkak të motit të keq ka rrëshqitur.

“Un pash qe ne media dhe ne rrjete sociale po flitet qe Irfani i eshte afruar makines golf 5 duke i penguar qarkullimin ne rrug dhe per ate arsye shoferit tjeter i humbi kontrolli ne vetur. Por nuk eshte e vertete. Gara filloj dhe pas disa metrave makina golf 5 frenon dhe per shkak te motit te keq ajo rreshqet dhe humb kontrollin duke goditur kembesoret qe ishin duke e shikuar ngjarjen dhe per pasoj le te vdekur 3 persona dhe lendon 3 te tjer.”

(Kosova Sot Online)