Sulmohet me thikë një person në Prishtinë

  • E.K /
  • 20 December 2023 - 08:51
Sulmohet me thikë një person në Prishtinë

Një person ka marrë lëndime të rënda trupore dje në Prishtinë, ku pas një mosmarrëveshje u sulmua me thikë nga dy persona të dyshuar, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai është dërguar për trajtim në QKUK, ku edhe është duke u trajtuar.

Nuk raportohet për të arrestuar.

Ndërsa, rasti është në procedurë hetimore.

Enver Maloku, Prishtinë 19.12.2023 – 13:30. Viktima mashkull K-Shqiptar është duke u trajtuar në QKUK pasi që dyshohet se pas një mosmarrëveshje është sulmuar me thikë nga dy të dyshuar meshkuj kosovarë. Si provë materiale është konfiskuar një thikë. Nuk raportohet për të arrestuar, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftimin e policisë.

(Kosova Sot Online)