Sveçla: Kompleksi “Rajska Banja”, pronë e AKP-së

  • E.K /
  • 20 December 2023 - 11:10
Sveçla: Kompleksi “Rajska Banja”, pronë e AKP-së

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla tha se kompleksi “Rajska Banja” në Banjskë të Zveçanit që dje u mor nën kontroll nga Agjencia Kosovare të Privatizimit, ishte pronë e AKP-së, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sveçla tha se” për këtë nuk ka kurrfarë dyshimi”.

“Pronare e këtij kompleksi është Agjencia Kosovare e Privatizimit. Për këtë nuk ka kurrfarë dyshimi. Se dikush ka investuar jashtëligjshëm, mendoj se është një mësim për të gjithë ata që dëshirojnë të investojnë jashtëligjshëm se nuk mund ta bëjnë”, tha ai.

(Kosova Sot Online)