
AUV është duke konfiskuar ushqimet që ishin në kompleksin Rajska Banja në Zveçan

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë është duke konfiskuar ushqimet që kanë qenë në Rajska Banja në Banjskë të Zveçanit, transmeton “Kosova Sot Online”.
Këtë objekt dje e mori nën kontroll Agjencia Kosovare e Privatizimit me asistimin e Policisë së Kosovës.
Sot gjatë një konference për media, ministri Sveçla ka thënë se pronare e kompleksit është AKP’ja.
“Pronare e këtij kompleksi është Agjencia Kosovare e Privatizimit. Për këtë nuk ka kurrfarë dyshimi. Se dikush ka investuar jashtëligjshëm, mendoj se është një mësim për të gjithë ata që dëshirojnë të investojnë jashtëligjshëm se nuk mund ta bëjnë”, tha ai.
(Kosova Sot Online)