Hasani e zbulon çfarë ndodh në rast që Qeveria e Kosovës e kundershton Draft statutin

  • A.P /
  • 20 December 2023 - 22:00
Hasani e zbulon çfarë ndodh në rast që Qeveria e Kosovës e kundershton Draft statutin

Në rast që Qeveria e Kosovës e kundershton Draft statutin e propozuar nga Bashkimi Evropian nuk do ketë përplasje mes Gjyaktës Kushtetuese dhe Bashkësisë Ndërkombëtare, ka deklaruar profesori Enver Hasani, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

’Bashkësia Ndërkombëtare s’ka pse përplaset me Gjyaktën Kushtetuese, Gjykata Kushtetuese i ka standartet e veta ajo duhet me vepru sipas aktgjykimeve të vitit 2015 s’ka pse. Qeveria organet poltiike perplasen dhe e futin Kosoven me shume ne telashe nese nuk i zbatojnë zotimet që i kanë marrë, atë më se ndryshon’’, tha Hasani.

Ndër tjerash, Hasani tha se draftstatuti i Asociacionit flet për një strukturë normative, e cila sipas tij në pjesën dërmuese minon shtetësinë e Kosovës, sovranitetin, integritetin dhe pavarësinë e saj, sipas tv21.

“Ajo shihet që nga dispozitat e para ose pjesës hyrëse, preambulës që është se nuk mund të ndahet nga pjesa operative dhe nuk mund të shikohet nga pjesa operative deri më duket te neni 42 , neni dikund i parafundit atje që normon arbitrazhin. Nuk mund të jetë Kosova shtet sovran dhe i pavarur dhe të ketë integritet territorial, ta kuptoj i madh edhe i vogël me rezolutën 1244 në preambulë të një akt nënligjor as është Kushtetutë as është ligj , akt nënligjor që quhet statut dhe nuk mund të jetë shtet sovran dhe i pavarur me një arbitrazh i cili është miks efektivisht ndërkombëtar, i cili ndan juridiksionet ..”, tha Hasani.

(Kosova Sot Online)