Vjosa Osmani: Fokus i këtij viti ka qenë ruajtja dhe garantimi i sigurisë, për shkak të agresionit të Serbisë

  • E.K /
  • 21 December 2023 - 10:15
Vjosa Osmani: Fokus i këtij viti ka qenë ruajtja dhe garantimi i sigurisë, për shkak të agresionit të Serbisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se fokusi në këtë vit e sidomos në pjesën e dytë të vitit ka qenë ruajtja dhe garantimi i sigurisë në vend për shkak të agresionit të Serbisë, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Viti përpara kërkon koordinim të vazhdueshëm institucional dhe veprime të mëtejme konkrete me qëllim të arritjes së objektivave dhe shënimit të sukseseve të fusha të ndryshme të cilat ua kemi borxh qytetarëve tanë”, tha ajo.

Osmani në takimin e Këshillit për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut, i ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës të respektojnë rregullat që kanë të bëjnë më liberalizimin e vizave që do të jenë nga 1 janari i viti 2024.

(Kosova Sot Online)