Sveçla: Dje kemi pasur një sulm në veri, është rrezikuar jeta e një polici
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se sfida më e madhe për këtë vit ka qenë ruajtja e rendit dhe sigurisë publike dhe ruajtja e integritetit territorial në gjithë vendin, përcjell “Kosova Sot Online”.
Sveçla tregoi se edhe dje nga një sulm është rrezikuar jeta e një polici.
Tutje, ai tha se situata e sigurisë atje është përmirësuar ndjeshëm.
“Atje institucionet e sigurisë janë ballafaquar me sulme ekstremiste, sulmi i 24 shtatorit u menaxhua mjaft mirë edhe pse humbëm heroin Afrim Bunjakun”.
“Gjatë këtyre viteve Policia e Kosovë është sulmuar rreth 100 herë nga këto grupe ekstremiste dhe lajmi i fundit është se një sulm kemi pasur edhe dje ku është rrezikuar jeta e një polici. Megjithatë, situata e sigurisë atje është përmirësuar ndjeshëm”, tha ai.
(Kosova Sot Online)