Rrahje masive mes shqiptarëve dhe një grupi romësh në Athinë, lëndohet polici

  • E.K /
  • 21 December 2023 - 11:55
Rrahje masive mes shqiptarëve dhe një grupi romësh në Athinë, lëndohet polici

Një polic grek ka mbetur i plagosur, me këmbë të thyer, pasi është goditur nga një shtetas shqiptar. Ngjarja ka ndodhur midis rrugëve “Pretenteri” dhe “Nikolaidou” në Patisia të Athinës.

Policia greke ka tentuar të shuajë një rrahje e dhunshme mes 20 personash, ku ishin përfshirë një grup shqiptarësh dhe një grup personash nga komuniteti rom. Por në rrahje e sipër, një nga shqiptarët ka sulmuar egër një prej policëve.

Deri më tani nuk dihen rrethanat se pse ka ndodhur rrahja, ndërsa policia po heton për rastin në fjalë.

(Kosova Sot Online)