Grenelli: Administrata e dytë e Trump do ta bëjë paqen në Ballkan një prioritet, populli i Kosovës meriton lirinë

  • E.K /
  • 21 December 2023 - 13:51
Grenelli: Administrata e dytë e Trump do ta bëjë paqen në Ballkan një prioritet, populli i Kosovës meriton lirinë

Ish-emisari amerikan për dialogun, Richard Grenell, ka reaguar sërish në lidhje me raportin Kosovë – Serbi, përcjell “Kosova Sot Online”.

Grenell ai ka folur për një situatë hipotetike nëse ish-presidenti Donald Trump do të vinte në pushtet, do të merrej aktivisht me Ballkanin.

“Administrata e dytë e Trump do ta bëjë paqen në Ballkan një prioritet. Zhvillimi ekonomik dhe siguria shkojnë paralelisht. Është e vështirë të shikosh situatën duke u përkeqësuar nga puna ime në sektorin privat. Populli i Kosovës meriton lirinë ekonomike, punë me pagesë të mirë dhe një jetë të sigurt për fëmijët e tyre. Populli e sheh dallimin Kurti-Vuçiq-Biden dhe Thaçi-Vuçiq-Trump”, ka shkruar Grenelli.

(Kosova Sot Online)