Gjykata Speciale refuzon ankesat e ish-krerëve të UÇK-së

  • A.P /
  • 21 December 2023 - 17:46
Gjykata Speciale refuzon ankesat e ish-krerëve të UÇK-së

Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë refuzuar një kërkesë të ish-drejtuesve të UÇK-së për kushtet e ndryshuara të paraburgimit që lidhen me kufizimin e vizitave dhe telefonatave, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas vendimit, një ankesë e tillë duhet të dorëzohet direkt tek administratorët dhe mandej ankuesit kanë të drejtë që për 30 ditë të parashtrojnë ankesë tjetër.

“Paneli parasheh të drejtën e shqyrtimit gjyqësor”.

“Sipas Udhëzimit të Praktikës mbi Ankesat, dhe si është urdhëruar në Vendimin e Panelit, një ankesë e tillë duhet t’i dorëzohet drejtpërdrejt regjistruesit”.


Muajin e kaluar Specialja kishte marrë vendim që t’i kufizonte bisedat e të akuzuarve, duke i arsyetuar ato me bisedat që kanë pasur me disa prej vizitorëve.

(Kosova Sot Online)