Një person dyshohet se kreu vetëvrasje në këtë vend të Kosovës

  • A.P /
  • 21 December 2023 - 20:35
Një person dyshohet se kreu vetëvrasje në këtë vend të Kosovës

Një 76-vjeçar dyshohet se ka kryer vetëvrasje sonte në Prizren.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, tha se në këtë rast dyshohet se është përdorë arma e zjarrit.

Sot me datë 21.12.2023 , rreth orës 18:18 është raportuar se në rrugën “Besim Behluli” në Prizren një person, mashkull i moshës 76 vjeçare ka kryer vetvrasje. Dyshohet se vetëvrasja është kryer me armë zjarri -pistoletë. Policia ka dalë në vendngjarje, pasi që janë mbledhur provat dhe dëshmitë prokurori kujdestar ka urdhëruar që të hapet rasti “Vetëvrasje “, tha ai.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

(Kosova Sot Online)