Kamberi: Vuçiq po pret që ta shtyjë marrëveshjen me Kosovën

  • A.P /
  • 21 December 2023 - 21:00
Kamberi: Vuçiq po pret që ta shtyjë marrëveshjen me Kosovën

Shaip Kamberi, që e ka fituar edhe një mandat për të qenë deputet në Kuvendin e Serbisë, ka deklaruar se presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq, po pret që ta shtyjë marrëveshjen me Kosovën deri në zgjedhjet e Bashkimit Evropian, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

”Në mëngjes luan rolin e zjarrvënësit e në mbrëmje zjarrfikësit. Do të shohim se cili është interesi i tij dhe me gjasë interesi i tij duket qartë, është të zvarrisë proceset e caktuara politike në cilat Serbia merr pjesë, qoftë kërkesën e BE-së për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, qoftë për fillimin e realizimit të planit franko-gjerman për të cilin ka rënë dakord me Kryeministrin Albin Kurti. Aleksandar Vuçiç me gjasë po tenton të blejë edhe më tepër kohë e sidomos deri në pranverë kur do të jenë zgjedhjet e BE-së,” deklaron ai”, ka thënë Kamberi.

Kamberi do të jetë përfaqësuesi i vetëm i shqiptarëve të Luginës në Kuvendin e Serbisë.

Komuniteti shqiptar në zgjedhjet parlamentare të Serbisë kishte garuar me dy lista

(Kosova Sot Online)