Rada Trajkovic i reagon ambasadorit Hill për punën e zgjedhjeve në Serbi: A je në një linjë me Bidenin?

  • S.A /
  • 22 December 2023 - 12:07
Rada Trajkovic i reagon ambasadorit Hill për punën e zgjedhjeve në Serbi: A je në një linjë me Bidenin?

Politikania serbe, Rada Trajkovic, ka reaguar sot ndaj qëndrimit të ambasadorit amerikan, Christopher Hill, lidhur me procesin zgjedhor të mbajtur në Serbi e për të cilin organizatat monitoruese kanë ngritur shqetësime të jashtëzakonshme, transmeton "Kosova Sot Online".

Trajkovic ka rikujtuar deklarimet e Joe Biden se SHBA-ja duhet të flasë sa herë që cenohet demokracia, dhe e ka pyetur ambasadorin Hill se “A je në një linjë me presidentin Biden”, ka shkruar Trajkovic.

Hill sot ka deklaruar se “SHBA pret vazhdimin e bashkëpunimit me Qeverinë e Serbisë, duhet zgjidhur mangësitë e vërejtura nga vëzhguesit”.

(Kosova Sot Online )