Presidenti i Bullgarisë: Mes Kosovës dhe Bullgarisë akoma ka hapësirë për zhvillimin e së ardhmes

  • E.K /
  • 22 December 2023 - 14:13
Presidenti i Bullgarisë: Mes Kosovës dhe Bullgarisë akoma ka hapësirë për zhvillimin e së ardhmes

Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, ka thënë se mes Kosovës dhe shtetit të tij ka ende hapësirë për zhvillim, përcjell “Kosova Sot Online”.

Radev tha se Bullgaria është një nga vendet e para që njohu pavarësinë e Kosovës.

“Shqyrtuam hapa konkret në zhvillimin e marrëdhënieve tona në perspektiv. Mes Kosovës dhe Bullgarisë akoma ka hapësirë për zhvillimin e së ardhmes, si dhe të zgjerojmë bazën juridike për marrëveshje të reja. Duhet të përshëndes përpjekjet e dy palëve që të ketë tregti mes dy vendeve, dhe jo vetëm të bëjmë tregti, por edhe të prodhojmë. Bullgaria është një nga vendet e para që në vitin 2008 njohu pavarësinë Kosovës”, ka thënë ai.

(Kosova Sot Online)