Moti në Kosovë për dy ditët e vikendit

  • S.A /
  • 23 December 2023 - 07:38
Moti në Kosovë për dy ditët e vikendit

Parashikimi i Motit për vikend (23 & 24 dhjetor 2023, lajm i mirë në pritje të festave.

Të shtunen parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohëpaskohe me shi. Temperaturat minimale do të të lëvizin ndërmjet -2 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-5m/s, transmeton "Kosova Sot Online ".

Të dielën do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-11 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe veriperendimit.

(Kosova Sot Online )