Kryeministri britanik: Ushtarët tanë po e ruajnë paqen në Kosovë

  • E.K /
  • 23 December 2023 - 14:46
Kryeministri britanik: Ushtarët tanë po e ruajnë paqen në Kosovë

Kryeministri britanik, Rishi Sunak, ka thënë se ushtarët e tyre edhe këtë vit janë duke i bërë krenar, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai ka përmendur Kosovën, duke thënë se ushtarët britanik po japin kontributin e tyre për ruajtjen e paqes.

“Këtë vit, forcat tona të armatosura të shkëlqyera na kanë bërë krenarë edhe një herë. Ndërsa flas, trupat britanike janë atje në të ftohtë duke mbrojtur krahun lindor të NATO-s në Estoni dhe duke ruajtur paqen në Kosovë”, ka thënë Sunak.

Kujtojmë se rreth 200 ushtarë britanikë kishin arritur në Kosovë pas sulmit terrorist që kishte ndodhur në veri, ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku.

(Kosova Sot Online)