Personi që u dogj sot në Prizren në veturë ishte ushtar i UÇK, Zafir Berisha: Nuk e ke meritu të largohesh nga kjo botë kështu
Shefqet Krasniqi është personi nga fshati Jeshkovë e Prizrenit, ku dyshohet se është vetëvrarë pasi ia vuri flakën veturës së tij derisa ishte brenda, transmeton “Kosova Sot Online”.
Për vdekjen e tij ka reaguar edhe Zafir Berisha.
Berisha ka thënë se Krasniqi ishte shembull si prind, si shok, si luftëtar i UÇK-së në shërbim të Kosovës.
“Nuk e ke meritu të largohesh nga kjo botë kështu dhe në këtë kohë!”, ka shkruar Berisha.
(Kosova Sot Online)