
Dy pjesëtarë të FSK’së diplomojnë në trajnimin për oficer në Akademinë Ushtarake të Izmirit

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se dy pjesëtarët e FSK’së, Vildane Tmava dhe Besnik Behrami, kanë diplomuar me sukses të lartë trajnimin për oficer në Akademinë Ushtarake të Izmirit në Turqi, përcjell “Kosova Sot Online”
Maqedonci ka thënë se është krenar për sukseset e vazhdueshme të ushtarakëve.
“Pjesëtarët e FSK-së, Vildane Tmava dhe Besnik Behrami diplomuan me sukses të lartë trajnimin për oficer në Akademinë Ushtarake të Izmirit në Republikën e Turqisë. Krenar për sukseset e vazhdueshme të ushtarakëve tanë”, thuhet në njoftim.
(Kosova Sot Online)