Zhduken dy vajza në Gjakovë, nënat e tyre raportojnë se janë larguar nga shtëpia dhe nuk e dijnë se ku janë

  • E.K /
  • 26 December 2023 - 09:23
Zhduken dy vajza në Gjakovë, nënat e tyre raportojnë se janë larguar nga shtëpia dhe nuk e dijnë se ku janë

Dy vajza janë zhdukur në Gjakovë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Për rastin në polici kanë njoftuar nënat e tyre.

Ndërsa, policia ka njoftuar se rasti është duke u hetuar.

“Gjakovë 24.12.2023-21:00. Më datë 25.12.2023 dy ankueset femra kosovare kanë raportuar se vajzat e tyre viktimat femra kosovare janë larguar nga shtëpitë dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tyre. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)