Tahiri: Turp, qytetarët e Kosovës paguajnë fatura ekuivalente me shpenzimet që paguajnë qytetarët e Belgjikës e Luksemburgut

  • E.K /
  • 26 December 2023 - 14:01
Tahiri: Turp, qytetarët e Kosovës paguajnë fatura ekuivalente me shpenzimet që paguajnë qytetarët e Belgjikës e Luksemburgut

Zyrtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, tha se qytetarët e Kosovës janë duke paguar fatura të energjisë të barabarta me ato që i paguajnë qytetarët e vendeve më të pasura si Belgjika e Luksemburgu, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai tha se kjo është një situatë alarmante.

Tahiri shtoi se faturat mesatare të familjeve me pak anëtar di të jenë 250 deri në 300 euro.

“Në vendin me të ardhurat më të ulëta për kokë banori në rajon dhe Evropë, qytetarët e Republikës së Kosovës paguajnë fatura ekuivalente me shpenzimet që paguajnë qytetarët e vendeve më të pasura si Belgjika e Luksemburgu. Po shkojmë drejt një situate alarmante ku faturat mesatare të familjeve me pak anëtarë, të jenë mes 250 – 350 euro. Kjo është qeverisje e të paaftëve dhe mashtruesve. Ky kryeministër është babadimri i llojit të vet, i cili shpërndanë me një dorë, e grabitë me të dy duart. Hajde tash kallxona se si KEDS-i përcakton çmimet, dhe se si ju nuk keni asgjë në dorë. Turp!”, shkroi ai.

(Kosova Sot Online)