IKSHPK del me rekomandim: Ajri nuk është i shëndetshëm për personat e ndjeshëm

  • A.P /
  • 26 December 2023 - 16:40
IKSHPK del me rekomandim: Ajri nuk është i shëndetshëm për personat e ndjeshëm

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur se sot ajri nuk është i shëndetshëm për personat e ndjeshëm dhe me sëmundje kronike, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 

IKSHPK ka bërë thirrje që këta persona të qëndrojnë në shtëpi, derisa ka bërë edhe disa rekomandime.

 

IKSHPK ka rekomanduar që të reduktohen daljet në vende me ajër të ndotur, në mëngjes dhe në mbrëmje, sidomos për personat që kanë sëmundje kronike, kardiovaskulare dhe respiratore, fëmijët dhe shtatzënat.

(Kosova Sot Online)