Rrëzohet një avion në këtë vend

  • A.P /
  • 27 December 2023 - 13:58
Rrëzohet një avion në këtë vend

Një avion i vogël stërvitor i Forcave Ajrore është rrëzuar në orët e para të mëngjesit në zonën e Kalamatës në Greqi, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas të dhënave paraprake, mjeti fluturues T-2 Buckeye, për motive ende të paqarta është rrëzuar rreth 500 metra larg aeroportit nga ku u ngrit.

Në momentin e aksidentit në avion ndodhej vetëm piloti, i cili raportohet të ketë humbur jetën.

Aeroplani u përplas dhunshëm në tokë dhe më pas u dërgua dhe një shpërthim. Në vendngjarje shkuan menjëherë ekipet e kërkim shpëtimit të cilit vunë flakët në kontroll.

Avioni T-2 Buckeye ishte prodhim amerikan dhe shërbente për trajnim të pilotëve grekë pranë Forcave Ajrore.

(Kosova Sot Online)