Gërvalla: Kosova është në një rrugë jashtëzakonisht, në ekonomi kemi rezultate më të mira se shumica e vendeve europiane

  • E.K /
  • 27 December 2023 - 14:26
Gërvalla: Kosova është në një rrugë jashtëzakonisht, në ekonomi kemi rezultate më të mira se shumica e vendeve europiane

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe zëvendësja e tij, Donika Gërvalla dolën në një konferencë për media për të folur për rezultatet e qeverisjes së tyre, të cilat i konsiderojnë të jashtëzakonshme, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ministrja e Punëve të Jashtme foli për forcimin e sundimit të ligjit e demokracinë, ndërsa tha se reputacioni i Kosovës në arenën ndërkombëtare është përmirësuar. Sipas saj, Qeveria me qëndrimet e saj të guximshme, arriti ta fitojë “respektin e botës demokratike”.

Ajo tha se Kosova është më mirë sesa “shumica e vendeve të Europës” me rezultatet e sivjetshme në ekonomi.

“Kosova është në një rrugë jashtëzakonisht të suksesshme ekonomike dhe rezultatet e arritura janë këtë vit më të mira sesa në shumicën e vendeve në Europë”, tha ajo.

(Kosova Sot Online)