“Po të mos ishte Lajçaku s’do të kishit Mal të Zi të pavarur”, deputeti nacionalist serb shpërthen në parlamentin malazez

  • E.K /
  • 28 December 2023 - 07:41
“Po të mos ishte Lajçaku s’do të kishit Mal të Zi të pavarur”, deputeti nacionalist serb shpërthen në parlamentin malazez

Deputeti nacionalist serb në Parlamentin e Malit të Zi, Millan Knezheviq, ka shpërthyer gjatë një polemike duke shprehur haptazi kundërshtinë e tij ndaj shteti të pavarur të Malit të Zi të shpallur në vitin 2006 pas referendumit mbarëpopullor.

Knezheviq iu drejtua deputetëve sovranistë malazias se “po të mos ishte për Miroslav Lajçakun dhe Frantyshek Lypka nuk do të kishit as referendumit (e pavarësisë) të deklaruar”.

“Nuk jam më pak i vlefshëm se ju që votuat për pavarësinë e Malit të Zi…Unë nuk shoh se ju jeni më të veçantë se ne që votuam për shtet të përbashkët (me Serbinë)…Unë kam votuar për shtet të përbashkët dhe referendumi u vodh. po të mos ishte për Miroslav Lajçakun dhe Frantyshek Lypka nuk do të kishit as referendumit (e pavarësisë) të deklaruar”, ka thënë Knezheviq, siç e citoi “Novosti”.

Kujtojmë se Miroslav Lajçak ishte i dërguari evropian për referendumin për pavarësi të Malit të Zi ndërsa Frantyshek Lypka shërbente si President i Komisionit Republikan për pavarësimin e Malit të Zi.

(Kosova Sot Online)