Shërbëtori më besnik Millosheviqit pretendon se negociatat me Kosovën “në të vërtetë asnjëherë nuk janë zhvilluar”

  • E.K /
  • 28 December 2023 - 10:24
Shërbëtori më besnik Millosheviqit pretendon se negociatat me Kosovën “në të vërtetë asnjëherë nuk janë zhvilluar”

Ish-ministri i jashtëm serb dhe shërbëtori më besnik i kriminelit të luftës Sllobodan Millosheviq, Zhivadin Jovanoviq, ka pretenduar se negociatat me Kosovën “në të vërtetë asnjëherë nuk janë zhvilluar, përveç nëse dikush dëshiron që në ato me çdo kusht të përfshijë, mashtrimet, shantazhet dhe ultimatumet”.

“Në fakt, asnjëherë nuk ka pasur negociata me Kosovën, veçanërisht jo në Bruksel dhe Ohër. Përveç nëse dikush dëshiron me çdo kusht të përfshijë mashtrimin, shantazhin, ultimatumet dhe poshtërimin në konceptin e negociatave. Aq më pak mund të thuhet se BE-ja është mërzitur ndonjëherë për mandatin që i është caktuar nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, e cila thotë – “BE-ja duhet të lehtësojë dialogun ndërmjet palëve”,  ka pretenduar ky shërbëtor i Millosheviqit.

Sipas fjalëve të tij, “negociatat për Kosovën ende nuk kanë filluar” dhe, siç i shpalon “ëndrrat” e tij nacionaliste nga shekulli i kaluar, “ato mund të çojnë në një zgjidhje të qëndrueshme vetëm kur të pranohet një përbërje e balancuar e pjesëmarrësve dhe kur të gjithë pjesëmarrësit paraprakisht të pranojnë detyrimin për të respektuar dhe zbatuar vazhdimisht Kartën e OKB-së dhe Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së”.

“Sindroma “Kopshti i Parajsës” ka gërryer rëndë fuqinë e gjykimit real të komisionarëve të Brukselit dhe ka komprometuar Brukselin. Prandaj është më e logjikshme që negociatat për Kosovën dhe Metohinë të fillojnë dhe të zhvillohen në selinë e OKB – në Nju Jork apo Gjenevë”, ka përfunduar “ëndrrën e tij” Jovanoviqi.

(Kosova Sot Online)